1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Më dhemb shpirti sepse e dua shumë”, Brikena kërkon një shtëpi të re për Divën
“Më dhemb shpirti sepse e dua shumë”, Brikena kërkon një shtëpi të re për Divën
0

“Më dhemb shpirti sepse e dua shumë”, Brikena kërkon një shtëpi të re për Divën

0
0

“Më dhemb shpirti sepse e dua shumë”, Brikena kërkon një shtëpi të re për Divën

Brikena Selmani ka bërë të ditur se po kërkon një familje të re për qenushen e saj, Divën, pasi angazhimet profesionale dhe udhëtimet e shpeshta ia kanë vështirësuar kujdesin e përditshëm.

Përmes një mesazhi në grupin e fansave në Instagram, ish-banorja ka kontaktuar vajzat që ia kishin dhuruar qenushen. Ajo i ka pyetur nëse mund ta merrnin sërish ose nëse njihnin dikë që mund t’i siguronte një shtëpi dhe përkujdesjen e nevojshme.

Brikena ka shpjeguar se lëvizjet mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, ndryshimet në jetën personale dhe mungesa e familjes pranë e kanë bërë situatën më të vështirë. Ajo është shprehur se nuk dëshiron që Diva të qëndrojë vetëm për orë të gjata dhe të mos marrë vëmendjen që i duhet.

Ish-banorja ka ofruar gjithashtu të kontribuojë financiarisht për personin që do të marrë përsipër kujdesin e qenushes.

“Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të”, ka shkruar ajo, duke kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve.