Modelja e njohur Cara Delevigne dy ditë më parë njoftoi përmes një statusi në Tweeter se ajo dhe partnerja e saj Ashley Benson i dhanë fund marrëdhënies së tyre dy vjeçare.
Ky lajm bëri xhiron e rrjetit duke u diskutuar në të gjitha mediat online.
Por mesa duket ky lajm edhe pse i publikuar në llogarinë personale të modeles nuk është i vërtetë.
Burime për E-News, thanë se faqja e modeles kishte rënë pre e hakerave të cilët kanë hyrë në llogarinë e saj dhe kanë postuar një lajm të tillë.
Cara dhe Ashley në fakt nuk reaguan në asnjë moment edhe pasi lajmi për ndarjen e tyre u publikua në çdo media.
Ato të dyja kanë preferuar gjithmonë ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes publike.
https://www.instagram.com/p/B4xh0zrlnvm/Link: https://www.instagram.com/p/B4xh0zrlnvm/
https://www.instagram.com/p/B58cH6XhgoC/Link: https://www.instagram.com/p/B58cH6XhgoC/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/