1. Home
  2. ShowBiz
  3. Stresi befason të ëmën në mesnatë – Fjalët janë më të bukura se lulet
Stresi befason të ëmën në mesnatë – Fjalët janë më të bukura se lulet
0

Stresi befason të ëmën në mesnatë – Fjalët janë më të bukura se lulet

0
0

Nëna e Stresit feston sot ditëlindjen e saj. Stresi ka pritur mesnatën për të trokitur në derën e shtëpisë, të cilën si përherë e hapi e ëma, e cila e priste zgjuar. Ai kishte bërë një buqetë të madhe me lule vjollcë dhe ia dhuroi të shtrenjtës së tij. Megjithatë më të bukura se lulet janë fjalët që ai shkroi dedikuar nënës, në të cilat e falënderonte për përkushtimin maksimal e të gjitha netët që e ka pritur zgjuar.

Gëzuar ditëlindjen!

Lulet:

Bota ime tiiii

A video posted by Arkimed Lushaj (@stresi) on

Dedikimi:

Mam , nuk di si ta shpreh me fjale as me shkrim ate qe dua te te them ! Unë e di qe nuk jam djali më i mirë në bote . Te kam zemëruar, te kam bërë me dhimbje koke e lene pa gjume..Ti me prite po njesoj gjithmone pa gjume! Ke qenë gjithmonë krenare për mua, te kane gëzuar sukseset e mia dhe dështimet e mia i ke pranuar po njesoj . Me ke shtyrë gjithmonë për të ndjekur ëndrrat e mia, për të kapërcyer pengesat. Ke patur gjithmonë besim në mua, edhe në momentet kur une nuk besoja me në veten time.Ti ishe mbeshtetesja ime , shkëmbi im. Je personi i parë qe rend ti jap lajmin e mirë, askush me shume se ti nuk gezon per mua ! Etalon i miresise e dashurise edhe 100 te tjera prane nesh ! Bota ime gezuar ditelindjen! Per Gjith Boten Je Thjesht Nje Nene Per Mua Je Bota ime Mam

A photo posted by Arkimed Lushaj (@stresi) on

Link: https://www.instagram.com/p/BNsXpleDf0v/?taken-by=stresi&hl=en