Home ShowBiz Mimoza Ahmeti rrëfen dhimbjen: “Mamin e humba dhe nuk munda ta përcjell”
Mimoza Ahmeti rrëfen dhimbjen: “Mamin e humba dhe nuk munda ta përcjell”
0

Mimoza Ahmeti rrëfen dhimbjen: “Mamin e humba dhe nuk munda ta përcjell”

0
0

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka ndarë një rrëfim prekës nga jeta e saj personale gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, duke emocionuar publikun dhe banorët e tjerë.

Ajo tregoi se nëna e saj ndërroi jetë para dy vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një humbje që erdhi papritur dhe e gjeti të papërgatitur. Ahmeti rrëfeu se për shkak të mungesës së vizës amerikane, nuk arriti të udhëtonte për t’i qëndruar pranë në momentet e fundit dhe as për ta përcjellë.

“Gjithmonë më pyesin pse nuk shkova… por nuk kisha vizë. U përpoqa, por më thanë që nuk konsiderohej emergjencë,” u shpreh ajo, duke kujtuar përpjekjet e saj të pasuksesshme për të marrë leje udhëtimi.

Rrëfimi i saj solli emocione të forta në ambient, ndërsa këngëtarja Jonida Maliqi i premtoi se do ta ndihmojë për të siguruar vizën amerikane, në mënyrë që të mund të vizitojë vendin ku prehet nëna e saj.

Historia e Mimoza Ahmetit ka prekur publikun, duke nxjerrë në pah dhimbjen e një humbjeje të rëndë dhe pengun që ajo mban prej dy vitesh.