Home ShowBiz Përplasje e fortë në “Ferma VIP”, Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti shkëmbejnë akuza të ashpra
Përplasje e fortë në “Ferma VIP”, Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti shkëmbejnë akuza të ashpra
0

Përplasje e fortë në “Ferma VIP”, Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti shkëmbejnë akuza të ashpra

0
0
Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes balerinit të njohur Ilir Shaqiri dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti në spektaklin “Ferma VIP”, duke sjellë replika të forta dhe komente personale që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Gjithçka nisi gjatë një diskutimi verbal, kur Mimoza Ahmeti iu drejtua Ilirit me fjalët: “Je injorant Italie, ke mësuar ato gjërat e italianëve e kujton se çfarë. Unë i kam shqiptarë.”

Deklarata e saj nxiti menjëherë reagimin e Shaqirit, i cili e pyeti: “Nga shkia?”, duke e përshkallëzuar më tej debatin mes tyre.

Shkrimtarja nuk ngurroi të kundërpërgjigjej me tone të ashpra, duke përfshirë edhe familjen e balerinit në replikën e saj. “Nga shkia e satëme, shih atë gruan tënde, atë kalamanin tën se s’di një fjalë shqip. Ta dhashë përgjigjen se u kruajte vetë,” tha Ahmeti.

Nga ana e tij, Ilir Shaqiri reagoi menjëherë duke mbrojtur familjen dhe duke i kërkuar që të mos i përmendte më të afërmit.

“Kalamanit e gruas time t’i marrësh të ligat ti. Të gjitha, nga gjuha e nga ajo që bëjnë çdo ditë, t’ja marrësh e t’ja shijosh edhe ta lezetosh,” u shpreh ai.

Përplasja mes dy personazheve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë komentuar gjuhën e përdorur dhe tensionin e krijuar gjatë debatit. Mbetet për t’u parë nëse raporti mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit do të vazhdojë të jetë i tensionuar edhe në ditët në vijim brenda fermës.