1. Home
  2. ShowBiz
  3. Eleganca mbretërore e cnë Indi! Bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth rrëmbejnë vëmendjen
Eleganca mbretërore e cnë Indi! Bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth rrëmbejnë vëmendjen
0

Eleganca mbretërore e cnë Indi! Bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth rrëmbejnë vëmendjen

0
0

Princi William dhe Kate Middleton tërhoqën vëmendjen në Mumbai të Indisë, ku morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize”. Çifti mbretëror u shfaq në tapetin e gjelbër të eventit, duke spikatur me elegancën dhe veshjet e zgjedhura për këtë mbrëmje të veçantë.

Mbrëmja, e organizuar në Jio World Convention Centre, mblodhi rreth 5 mijë të ftuar, mes tyre personalitete të njohura nga arti, sporti dhe muzika. “Earthshot Prize”, një nismë e krijuar nga Princi William, synon të promovojë zgjidhje inovative për mbrojtjen e planetit.

Vëmendjen kryesore për stilin e saj e mori Princesha Kate, e cila zgjodhi një veshje tradicionale indiane të modelit Anarkali, krijuar nga stilistja Mahima Mahajan. Fustani në ngjyrë të kuqe të errët ishte realizuar me mëndafsh të punuar me dorë dhe zbukurohej me qëndisje delikate e ornamente të arta.