Home ShowBiz Dua Lipa bën bashkë historinë dhe aktualitetin shqiptar, interviston shkrimtaren Lea Ypi
Dua Lipa bën bashkë historinë dhe aktualitetin shqiptar, interviston shkrimtaren Lea Ypi
0

Dua Lipa bën bashkë historinë dhe aktualitetin shqiptar, interviston shkrimtaren Lea Ypi

0
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zhvilluar një bisedë të veçantë me shkrimtaren dhe akademiken e njohur Lea Ypi, në kuadër të “Service95 Book Club”.

Në qendër të intervistës është libri autobiografik “Free: Coming of Age at the End of History”, i përzgjedhur si libri i muajit korrik nga klubi i leximit i Dua Lipës. Ypi rrëfen në këtë vepër fëmijërinë e saj në Shqipëri, rënien e regjimit komunist dhe zhgënjimet që shoqëruan vitet e para të demokracisë.

Dy shqiptaret diskutojnë mbi kuptimin e lirisë, shembjen e komunizmit dhe mënyrën se si sistemet politike vazhdojnë të ndikojnë jetën individuale, kujtesën kolektive dhe identitetin e një vendi.

Gjatë bisedës trajtohen edhe protestat dhe zhvillimet politike të ditëve të sotme në Shqipëri. Dua Lipa dhe Lea Ypi ndalen te përpjekjet e shoqërisë shqiptare për të ndërtuar demokracinë, si dhe te pyetja që qëndron në zemër të librit: çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i lirë?

“Free” ka fituar disa çmime dhe është përfshirë në listat e ngushta të vlerësimeve të rëndësishme letrare ndërkombëtare. Libri ndërthur historinë personale të autores me transformimet dramatike që përjetoi Shqipëria në fillim të viteve ’90.

Përmes përzgjedhjes së veprës së Lea Ypit, platforma globale e Dua Lipës rikthen në vëmendjen e publikut ndërkombëtar një prej periudhave më të vështira të historisë moderne shqiptare.