Sharon Stone ka folur hapur për jetën e saj sentimentale, duke shpjeguar se përse ka zgjedhur të qëndrojë pa partner. Aktorja 68-vjeçare thotë se marrëdhëniet kalimtare nuk e tërheqin më dhe se dëshiron një lidhje që shkon përtej intimitetit fizik.
Gjatë një interviste në podcastin “Breakdown”, të drejtuar nga Mayim Bialik, ylli i Hollywoodit tregoi se prej kohësh nuk ka qenë në një lidhje. E pyetur se si sillet kur dashuron, Stone foli për përvojat e saj me partnerët e mëparshëm.
“Unë jam vërtet një vajzë e mirë, por prej kohësh nuk kam qenë në një lidhje. Kam qenë vajzë e mirë me djem të këqij, por kam qenë vajzë e mirë edhe me djem të mirë”, u shpreh ajo, sipas Telegrafit.
Aktorja shpjegoi se në këtë fazë të jetës kërkon një partner me të cilin të ndajë përditshmërinë dhe të ndërtojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Me tre djemtë e saj tashmë të rritur, ajo e ka të qartë se çfarë dëshiron nga një lidhje.
Stone tha se kërkon “dikë që do të jetë partneri i saj i jetës, jo vetëm dikë me të cilin do të ketë marrëdhënie intime”.
“Kjo më është bërë paksa e mërzitshme. Aktualisht jam në një fazë ku nuk kam aspak fat”, pranoi aktorja, duke iu referuar jetës së saj sentimentale.
Megjithatë, ajo nuk e konsideron celibatin si humbje. Përkundrazi, e sheh si një periudhë që duhet të jetë e gatshme ta kalojë për të arritur atë që dëshiron vërtet: një lidhje me një partner të jetës.
Burimi;https://www.instagram.com/sharonstone/?hl=en