Këngëtarja Leonora Jakupi ka ndarë një moment humoristik nga dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, dy ish-banorëve të Big Brother që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
E pranishme në festën e çiftit, artistja zbuloi përmes një postimi në Instagram se kishte harruar ta dorëzonte zarfin, duke e lënë në çantë.
Leonora publikoi një fotografi të zarfit me emrin e saj dhe e shoqëroi me komentin: “Shkon njeri në dasëm e harron zarfin në çantë”.
Këngëtarja e lidhi me humor këtë harresë me atmosferën e krijuar nga çifti. Duke etiketuar Kushtrimin dhe Aurorën, ajo shkroi: “Nejse fajet i keni vetë me gjithë atë atmosferë e dashni na keni hutuar”.
Postimi i saj solli një detaj gazmor nga mbrëmja, duke përcjellë njëkohësisht vlerësimin për festën dhe dashurinë e çiftit.
Në dasmë morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur, mes tyre Londrim Mekaj, Klodian Mihaj, Labinot Haxhiu, Benita Zena dhe Hygerta Sako.