1. Home
  2. ShowBiz
  3. Soni Malaj anulon pjesëmarrjen në koncertin e Bolonjës: “Për shkak të ngjarjeve të fundit”
Soni Malaj anulon pjesëmarrjen në koncertin e Bolonjës: “Për shkak të ngjarjeve të fundit”
0

Soni Malaj anulon pjesëmarrjen në koncertin e Bolonjës: “Për shkak të ngjarjeve të fundit”

0
0

Soni Malaj ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në koncertin e planifikuar për më 24 tetor në Bolonjë të Italisë.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur vendimin, duke iu referuar ngjarjeve të fundit, pa dhënë hollësi të mëtejshme mbi arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së saj.

Artistja ka shprehur keqardhjen për mungesën dhe ka kërkuar mirëkuptimin e publikut që priste ta ndiqte në skenë. Ajo ka shprehur gjithashtu shpresën se do të ketë një tjetër mundësi për t’u takuar së shpejti me fansat.

Sipas Telegrafit, njoftimi vjen në një periudhë protestash dhe tensionesh në Tiranë. Megjithatë, në deklaratën e cituar, Soni nuk ka specifikuar nëse vendimi i saj lidhet drejtpërdrejt me protestat.

Në njoftimin e publikuar nuk është bërë e ditur ndonjë datë tjetër për pjesëmarrjen e këngëtares në Bolonjë.