Lela Seferi publikon mesazhin e Jonës: Duhet t’i jepet mundësia të tregojë historinë e saj
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka reaguar për historinë mes Jona Krasniqit dhe Doresës, duke ndarë edhe një mesazh mbështetës që kishte marrë më herët nga Jona.
Në komunikimin e publikuar në rrjetet sociale, Jona i kishte shprehur afërsi Lelës dhe dëshirën që miqësia e tyre të vazhdonte edhe jashtë formatit.
Duke komentuar zhvillimet e fundit, Lela tha se disa prej sjelljeve të Jonës gjatë spektaklit të javës së kaluar nuk i kishin pëlqyer. Megjithatë, sipas saj, të dyja vajzat janë lënduar nga kjo histori.
Ajo theksoi se ngjarjet e një dekade më parë duhen parë edhe në kontekstin e kohës që ka kaluar dhe ndryshimeve që njerëzit mund të pësojnë.
Lela u shpreh se Jonës duhet t’i jepet hapësirë për të rrëfyer versionin e saj dhe se publiku duhet ta njohë për atë që është sot, pa e gjykuar vetëm nga e kaluara.