Adriana Lima dhe Candice Swanepoel në fushatën festive të Victoria’s Secret
Victoria’s Secret ka prezantuar fushatën e fundvitit 2026, “And To All a Good Time”, me pjesëmarrjen e Adriana Limës dhe Candice Swanepoel.
Përpara objektivit të fotografes Carlijn Jacobs kanë pozuar edhe Alex Consani, Anok Yai dhe Paloma Elsesser, duke iu bashkuar kastit të modeleve të fushatës.
Fotografitë janë realizuar në një ambient dimëror, ndërsa koleksioni sjell të kuqen karakteristike të festave, motive të ndryshme dhe detaje me shkëlqim. Në të përfshihen të brendshme, veshje gjumi dhe modele me temina.
Krahas koleksionit, marka ka publikuar një udhëzues për dhuratat e fundvitit, ku përfshihen edhe parfume e produkte për kujdesin e trupit.
Mes risive të prezantuara është parfumi “Bombshell Desire”.