0
0
Reperi Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pritet të jetë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas Telegrafit, që citon burime pranë spektaklit, artisti nga Gjilani është mes 20 konkurrentëve që pritet të hyjnë në shtëpi gjatë natës së parë. Pjesëmarrja e tij, megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Fero ka qenë më parë i ftuar special në këtë format, ku kishte mbajtur një ligjëratë për disa prej banorëve. Nëse konfirmohet hyrja e tij si konkurrent, këtë herë ai do të përballet vetë me sfidat e lojës dhe bashkëjetesën brenda shtëpisë.
Sipas raportimit, edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë të premten e ardhshme.