1. Home
  2. ShowBiz
  3. Xhuli Nura zbulon ninullën që i këndon vajzës: “Ty të ka nana mbretëreshë”
Xhuli Nura zbulon ninullën që i këndon vajzës: “Ty të ka nana mbretëreshë”
0

Xhuli Nura zbulon ninullën që i këndon vajzës: “Ty të ka nana mbretëreshë”

0
0

Pas debatit për ninullat tradicionale, Xhuli Nura ka ndarë me ndjekësit një moment nga përditshmëria me vajzën e saj, duke treguar fjalët që i këndon para gjumit.

Xhuli, e cila është bërë nënë e binjakëve, një djali dhe një vajze, ka publikuar një video në InstaStory ku shpreh dashurinë dhe mbështetjen që dëshiron t’i japë së bijës.

“Qika jem, ty të ka nëna mbretëreshë, ty të ka nëna princeshë, ty të ka nana yll, ty të ka nëna jetë”, dëgjohet të thotë ajo.

Përmes këtyre fjalëve, Xhuli ka theksuar dëshirën që vajza e saj të rritet me vetëbesim dhe me sigurinë se do ta ketë gjithmonë përkrahjen e nënës.

“Çka do që bohesh në jetë, nënën ki me pas gjithmonë mbrapa… Unë e di që e zoja”, shprehet ajo në video.

Edhe në përshkrimin që shoqëron publikimin, Xhuli e ka lidhur ninullën me rëndësinë e ndërtimit të vetëbesimit që në fëmijëri, duke shkruar se dëshiron t’i japë vajzës bazën për të arritur atë që do në jetë.