0
0
Jennifer Lawrence është e ftuara e radhës në podkastin “Call Her Daddy”, ku ka folur për karrierën, jetën personale dhe marrëdhënien e saj me botën online.
Në intervistën me Alex Cooper, të publikuar më 28 tetor, aktorja ndan prapaskena nga disa prej roleve të saj më të njohura. Biseda prek edhe “The Hunger Games”, serinë e filmave që shënoi një nga kapitujt kryesorë të karrierës së saj.
Lawrence flet gjithashtu për pasionin ndaj programeve reality, zakonet e saj në internet dhe momentet virale që kanë marrë vëmendje përtej kontrollit të saj. Komentet negative në rrjet janë një tjetër temë e intervistës.
Përtej ekranit, aktorja ndalet te përvoja e mëmësisë dhe episode kur, siç paralajmëron përshkrimi i podkastit, është treguar paksa “krijuese me të vërtetën”.
Sipas të njëjtit përshkrim, Lawrence flet edhe për frymëzimin pas linjës së saj të re të produkteve për kujdesin e flokëve.