1. Home
  2. ShowBiz
  3. Fero për një hyrje të mundshme në Big Brother: “Qëllimi im është për të fituar”
Fero për një hyrje të mundshme në Big Brother: “Qëllimi im është për të fituar”
0

Fero për një hyrje të mundshme në Big Brother: “Qëllimi im është për të fituar”

0
0

Fero ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother” gjatë intervistës së tij në emisionin “Live me Luizin”, të transmetuar të premten.

Në bisedën me Luiz Ejllin, këngëtari u ndal te familja, karriera dhe jeta personale. I pyetur nëse do të pranonte të bëhej pjesë e reality show-t, ai u shpreh se do të hynte me një synim të qartë.

“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar”, tha Fero.

Ai iu drejtua edhe publikut me pyetjen nëse do të dëshironte ta shihte brenda shtëpisë, ndërsa kujtoi se emri i tij është përfolur vazhdimisht si konkurrent i mundshëm.

“Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj”, u shpreh ai.

Biseda vijoi me humor, kur Fero e lidhi mundësinë e fitores me shoqërimin me Luizin.

“Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, tha ai, duke marrë duartrokitjet e publikut.

Megjithatë, gjatë kësaj deklarate Fero nuk konfirmoi pjesëmarrjen në ndonjë edicion dhe as dha një datë për një hyrje të mundshme.