1. Home
  2. ShowBiz
  3. Arjola Demiri rrëfen periudhën e vështirë të martesës: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”
Arjola Demiri rrëfen periudhën e vështirë të martesës: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”
0

Arjola Demiri rrëfen periudhën e vështirë të martesës: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

0
0

Aktorja Arjola Demiri ka folur për periudhën e martesës dhe procesin e divorcit gjatë një interviste në “Grida Duma Podcast”, duke ndarë përjetime të vështira nga jeta e saj personale.

Teksa komentonte vrasjen e Arlinda Zekajt në Kosovë, Demiri u shpreh se historia e saj i kishte rikthyer kujtime të dhimbshme.

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës! Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”, tha aktorja.

Demiri tregoi se kishte duruar për gjashtë vite situata të vështira gjatë martesës, ndërsa e përshkroi periudhën e divorcit si të shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Gjatë rrëfimit, ajo shprehu edhe pakënaqësi për mënyrën se si, sipas saj, ishte trajtuar nga psikologia dhe punonjësja sociale gjatë këtij procesi.

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”, deklaroi Demiri.