1. Home
  2. ShowBiz
  3. Orinda Huta rrëfen përpjekjet për një fëmijë të dytë: Pas katër tentativave në Shqipëri, provon IVF në Turqi
Orinda Huta rrëfen përpjekjet për një fëmijë të dytë: Pas katër tentativave në Shqipëri, provon IVF në Turqi
0

Orinda Huta rrëfen përpjekjet për një fëmijë të dytë: Pas katër tentativave në Shqipëri, provon IVF në Turqi

0
0

Orinda Huta ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” për përpjekjet për t’u bërë nënë për herë të dytë përmes fekondimit in vitro (IVF). Pas katër tentativave të pasuksesshme në Shqipëri, ajo ka vendosur t’i drejtohet një klinike në Turqi.

Moderatorja tregoi se dëshira për një fëmijë tjetër mbetet e madhe dhe se do të vijojë të përpiqet për aq kohë sa trupi ia mundëson.

“Po provoj dhe do të provoj akoma. Unë e dua shumë një fëmijë të dytë dhe, për sa kohë që trupi na e mundëson akoma dhe me lutje te Zoti, ajo do të ndodhë. Mendoj se nuk duhet të dorëzohemi”, u shpreh ajo.

Gjatë rrëfimit, Orinda tha se pas përvojës së fundit në Shqipëri ishte ndier e zhgënjyer dhe e padëgjuar. Sipas saj, pyetjet dhe shqetësimet që ngrinte për trupin e saj merrnin përgjigje të mbështetura kryesisht te statistikat.

“Ti fillon të kuptosh trupin tënd dhe bën pyetje, ndërsa doktori të thotë ‘Ja, kështu janë statistikat’, dhe ti fillon të kthehesh në një statistikë”, tregoi moderatorja.

Ajo kujtoi edhe momentin kur mësoi se stimulimi nuk kishte shkuar mirë.

“Mbaj mend që ka qenë data 30 dhjetor. Mora telefonatën dhe më thanë ‘Orinda, nuk ia dola dot’”, rrëfeu Huta.

Pas kësaj përvoje, asaj iu desh një vit për të vendosur të provonte sërish. Orinda tha se rifilloi përpjekjet pas ftesës së një klinike në Turqi, ku tashmë po ndjek procedurën me shpresën për të pasur një fëmijë të dytë.