Akili shpreh pëlqimin për Kledjën në “Big Brother VIP Kosova”: Nuk do të dilja nga shtëpia
0
0
Pak ditë pas nisjes së edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka shprehur pëlqimin për Kledjën gjatë një bisede brenda shtëpisë.
Në prani të Nichit, ai e komplimentoi dizajneren, duke i thënë se është shumë e mirë. Më pas, bisedën e shoqëroi me një koment të drejtpërdrejtë:
“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, kurrë s’kisha dalë prej shpisë, asnjë ditë s’kisha dalë prej shpie”, u shpreh Akili.
Komplimentet e tij vijnë ndërsa banorët po njihen më nga afër dhe po krijojnë raportet e para me njëri-tjetrin.
Akili është një nga 21 konkurrentët që i janë bashkuar këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, në garën për çmimin e madh.