1. Home
  2. ShowBiz
  3. Agnesa Vuthaj për jetën si nënë: I jam përkushtuar plotësisht bebit, më pëlqen më shumë vetja
Agnesa Vuthaj për jetën si nënë: I jam përkushtuar plotësisht bebit, më pëlqen më shumë vetja
0

Agnesa Vuthaj për jetën si nënë: I jam përkushtuar plotësisht bebit, më pëlqen më shumë vetja

0
0

Agnesa Vuthaj për jetën si nënë: I jam përkushtuar plotësisht bebit, më pëlqen më shumë vetja

Agnesa Vuthaj ka folur për ndryshimet që mëmësia ka sjellë në jetën e saj, gjatë një interviste në emisionin “Live me Luizin”.

Modelja dhe ish-Missi tregoi se rutina që kishte ndërtuar ndër vite tashmë ka ndryshuar, pasi vëmendjen dhe kohën ia kushton bebit.

Krahas përkushtimit të përditshëm, ajo ndau edhe mënyrën se si roli i ri ka ndikuar në perceptimin për veten.

“Kur shoh veten tani në pasqyrë, më pëlqen shumë më shumë vetja me statusin e nënës”, u shpreh Agnesa.

Për të, mëmësia përfaqëson një kapitull që ka sjellë prioritete të reja dhe një ndjesi më të mirë për veten.