Spartak Ngjela kujton burgun me të atin te emisioni Luizit: Qëndruam në të njëjtën dhomë për vite
Spartak Ngjela kujton burgun me të atin: Qëndruam në të njëjtën dhomë për vite
Avokati Spartak Ngjela ka rrëfyer episode nga jeta gjatë regjimit komunist, duke u ndalur te vitet e burgut dhe marrëdhënia me të atin, në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel.
Gjatë bisedës me Luiz Ejllin, Ngjela tha se kundërshtimi i tij ndaj regjimit kishte qenë i vetëdijshëm, ndonëse prindërit mbanin poste të larta shtetërore. Ai tregoi se në atë kohë mendonte se pozita e familjes do ta mbronte nga pasojat.
I pyetur për dallimet politike me të atin, avokati rrëfeu se të dy kishin përfunduar në burg dhe kishin ndarë të njëjtën dhomë.
“Por ai u fut në burg, ishim në një dhomë për vite të tëra. Por kishim bindje të ndryshme, ai ishte i majtë”, u shpreh Ngjela.
Biseda preku edhe raportin me të vërtetën, të cilin ai e cilësoi si përcaktues për personalitetin e një njeriu publik. Ndër