1. Home
  2. ShowBiz
  3. Një ceremoni e fshehtë dhe një fustan i realizuar nga e ëma, Beyoncé zbulon detajet unike të dasmës
Një ceremoni e fshehtë dhe një fustan i realizuar nga e ëma, Beyoncé zbulon detajet unike të dasmës
0

Një ceremoni e fshehtë dhe një fustan i realizuar nga e ëma, Beyoncé zbulon detajet unike të dasmës

0
0

Fustani i nusërisë që nëna e saj, Tina Knowles, krijoi për martesën me Jay-Z në vitin 2008, mbetet veshja më e veçantë për Beyoncé. Këngëtarja ka treguar se ai ka një vlerë të pazëvendësueshme emocionale, pasi është realizuar nga nëna e saj me shumë dashuri.

Në një intervistë për revistën “i-D”, 45-vjeçarja foli për këtë krijim, të cilin e veçon mes të gjitha veshjeve që Tina Knowles ka dizajnuar për të.

“Fustani im i preferuar nga të gjitha ato që ka krijuar nëna ime është fustani i nusërisë. Ishte i mrekullueshëm në thjeshtësinë e tij dhe i punuar me dashurinë e saj”, u shpreh Beyoncé.