Cemre Baysel dhe Emirhan Topçu nuk e fshehin më romancën, publikojnë foton e parë së bashku
Cemre Baysel dhe Emirhan Topçu nuk e fshehin më romancën, publikojnë foton e parë së bashku
Aktorja turke Cemre Baysel dhe futbollisti Emirhan Topçu kanë bërë publike lidhjen e tyre, pas aludimeve që kishin qarkulluar për një romancë mes tyre.
Sipas Gazetës Shqip, Baysel e ka pranuar marrëdhënien gjatë një prononcimi, duke kujtuar se më herët kishte thënë që publiku do ta merrte vesh nëse do të kishte diçka të re në jetën e saj sentimentale.
“Ja pra, sa bukur që e keni marrë vesh”, është shprehur aktorja.
Ndërkohë, Topçu ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e parë me Baysel, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Aktorja e ka rishpërndarë më pas imazhin në profilin e saj.
Deklarata dhe fotografia e përbashkët shënojnë daljen publike të çiftit, i cili deri tani e kishte mbajtur marrëdhënien larg vëmendjes.