0
0
Dua Lipa ka ndarë një kujtim nga fëmijëria, duke folur për gjuhën shqipe dhe një pyetje që përsëritej shpesh në shtëpinë e saj.
E pyetur se cila ishte shprehja shqipe që dëgjohej më së shumti në familje, këngëtarja u përgjigj me buzëqeshje: “Çka ka me hangër?”.
Ajo shpjegoi se pyetja lidhej me atë që kishte për darkë, duke sjellë një detaj të thjeshtë nga përditshmëria familjare.
Gjatë rrëfimit, Dua tregoi gjithashtu se shqipja ishte gjuha e saj e parë. Kujtimi solli në vëmendje lidhjen e këngëtares me ambientin ku është rritur dhe komunikimin në familjen e saj.