0
0
“Me Sharrin kam me u martu”, Anjeza ngacmon Editën me deklaratën e saj
Anjeza ka bërë një batutë për Sharrin gjatë një bisede me Editën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Banorja, e cila ka treguar se është në një lidhje jashtë formatit, e ka ngacmuar bashkëbiseduesen duke përmendur me humor martesën me Sharrin.
“Editë, unë me Sharrin kam me u martu. Ky ka thënë që është single”, u shpreh ajo.
Deklarata vjen ndërsa Anjeza dhe Sharri janë parë të afërt brenda shtëpisë. Megjithatë, komenti gjatë bisedës me Editën është bërë në formën e një shakaje dhe jo si njoftim për një lidhje mes tyre.