Anxhela Peristeri konfirmon lidhjen shumëvjeçare: Nuk fshihemi, por nuk publikojmë në rrjete sociale
Anxhela Peristeri konfirmon lidhjen shumëvjeçare: Nuk fshihemi, por nuk publikojmë në rrjete sociale
Anxhela Peristeri ka konfirmuar se është e dashuruar dhe prej vitesh në një marrëdhënie, të cilën ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
E ftuar në “Uëtëfë Show” në Andale Media, këngëtarja tregoi se partneri i saj është shqiptar dhe nuk përdor rrjete sociale.
Anxhela sqaroi se mungesa e fotografive të përbashkëta në profilet e saj nuk do të thotë se çifti fshihet. Sipas saj, ata dalin hapur së bashku, ndërsa në internet preferojnë të ruajnë privatësinë.
“Nuk fshihemi, dalim shumë hapur. Nuk e bëj publike në rrjetet sociale”, u shpreh ajo.
Pa zbuluar identitetin e partnerit, këngëtarja theksoi se ndihet mirë me mënyrën si e jetojnë marrëdhënien: “Jemi shumë mirë në këtë guaskën tonë”.