Bella Hadid ka rrëfyer një përvojë të vështirë nga fillimet në industrinë e modës, kur një stiliste e kishte kritikuar për përmasat e trupit.
Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, modelja tregoi se ishte vetëm 17 vjeçe dhe sapo kishte përfunduar shkollën e mesme kur ndodhi takimi.
Sipas Hadid, stilistja, identitetin e së cilës nuk e bëri publik, i kishte thënë se ishte “shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent” dhe se duhej të humbiste disa kilogramë.
Duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj, Bella vuri në dukje se më vonë u bë fytyrë e Saint Laurent dhe Pradas, një arritje që e cilësoi të jashtëzakonshme.
Modelja tha se industria ka ndryshuar ndër vite dhe vlerësoi njerëzit që kanë punuar për ta bërë atë një ambient më të shëndetshëm për modelet.
Ajo pranoi gjithashtu se, në periudhën kur mori komentin, po përjetonte vështirësi në marrëdhënien me trupin e saj.