Pas gjithë Shqipërisë dëbora zbardh edhe Tiranën – Fiks pas 32 vjetësh
Javën e kaluar u mbulua nga dëbora gati e gjithë Shqipëria. Pati nga ato zona, në të cilat ishte një dukuri e rrallë që ndodhte si për shembull në bregdet. Kryeqyteti nuk u zbardh javën e kaluar, por dje në mbrëmje krejt papritur nisën rreshjet e borës. Gazetari Blendi Fevziu, solli në vëmendje një detaj interesant, i cili zbulonte se më 11 Janar të vitit 1985 kishte rënë dëborë në Tiranë. Blendi e quajti atë dëborën e fundit të vërtetë, pasi edhe ajo në atë kohë, ashtu si sot kishte zbardhur kryeqytetin.
Postimi i Blendit:
Debora e fundit e vertete dhe qe mbajti ne Tirane ka rene ne 11 Janar 1985. Bie prape sot fiks me 11 Janar, 32 vjet me pas.
Posted by Blendi Fevziu on Wednesday, January 11, 2017
Link: https://www.facebook.com/blendifevziu/posts/1300261693387566
Video gjatë rreshjeve të dëborës:
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/photos/pcb.10154928761436926/10154928759796926/?type=3&theater