Home ShowBiz Djali i Sinanit dhe Andrrës vjen në jetë në muajin Maj – Emri i bebes po vendoset ndërkohë
Djali i Sinanit dhe Andrrës vjen në jetë në muajin Maj – Emri i bebes po vendoset ndërkohë
0

Djali i Sinanit dhe Andrrës vjen në jetë në muajin Maj – Emri i bebes po vendoset ndërkohë

5.32K
0

Kanë kohë që janë në fokus të mediave të ndryshme. Ata fillimisht e mbajtën të fshehtë për publikun marrëdhënien e tyre dhe sapo e bënë publike, të gjithë rendën e rendin pas tyre. Mediat në fakt nuk kanë faj. Është pikërisht çifti dhe marrëdhënia e tyre, që i nxit të shkruajnë. Ajo është bukuroshja e ëmbël dhe ai këngëtari, që e identifikon më së miri emrin që mban. Nuk ka shqiptar që emrin Sinan, nuk e lidh me atë, me VIP – in Sinan Hoxha. Nga simpatia e madhe dhe popullariteti i Sinanit edhe Andrra arriti të fitonte zemrat e gjithë shqiptarëve.

Çifti është duke shijuar pritjen e ëmbël, e cila përfundon në muajin Maj me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, i cili është Djalë. Emri i fëmijës deri tani është diskutuar shumë, por ende nuk është vendosur nga ata. Me shumë mundësi do të jetë bashkim emrash edhe pse Sinani ka ngulmuar që të jetë emër Shqiptar.