Home Lifestyle Ritualet për një ditë sa më pozitive
Ritualet për një ditë sa më pozitive
0

Ritualet për një ditë sa më pozitive

18
0

Një nga gjërat që shumica e njerëzve të suksesshëm, qofshin ata biznesmenë, politikanë apo artistë kanë, është fakti që të gjithë kanë një mëngjes rutine të rregullt.

1) Alarmi i zgjimit
Alarmi i zgjimit në mëngjes rezulton si një zgjidhje e gabuar që bëjmë të gjithë, sepse me vënien e ziles për zgjim ju nuk lejoni që trupi juaj të zgjohet në mënyrë natyrale.
Zgjidhja: Vendosni alarmin më vonë
Është e mundshme të trajnoni veten që të zgjoheni pa patur nevojë për alarm. Zgjidhja më e mirë është që të vendosni alarmin pak më vonë në mënyrë që zgjimi juaj të jetë natyral.

2) Kontrollimi i telefonit nga krevati
Shpenzimi i disa minutave në mëngjes duke vëzhguar nga krevati postën elektronike në telefon mund të shkaktojë reduktimin e produktivitetit të punëve rutinë. Nëqoftëse gjëja e parë në mëngjes është kontrollimi i mesazheve atëherë kjo do të thotë që ju nuk keni një “listë me prioritete”.
Zgjidhje: Shkëmbeni kohën
Në vend që të kontrolloni dhjetë minuta Instagramin apo Facebook-un kur sapo jeni zgjuar, shfrytëzojeni këtë kohë për të medituar. Sipas një studimi, meditimi rregullisht mund të zvogëlojë nivelet e ankthit, gjithashtu të inkurajon për të menduar gjërat me pikëpamje pozitive.

3) Mënjanimi i mëngjesit dhe mbështetja tek kafeja
Të zëvendësosh tostin me kafe nuk është një ide e mirë. Nga disa studime të kryera rezulton që personat që nuk konsumojnë mëngjes e kanë zero diferencën e kalorive në krahasim me ata persona që përdorin mëngjesin.
Zgjidhja: Gjeni disa opsione energjike
Të rrëmbesh një filxhan kafe në mëngjes është ok, por kjo gjë nuk ndihmon shumë në djegien e kalorive, kurse nëse konsumoni një tostë ç’do mëngjes edhe trupi juaj do jetë më energjik.

4) Stërvitje ç’do mëngjes
Nëse flini të deprivuar dhe trupi juaj në mëngjes nuk është në formën e duhur atëherë zgjidhja më e mirë është stërvitja, pse jo edhe një sugjerim do të ishte fillimi rregullisht i palestrës.

Burimi: http://mashable.com/2016/03/20/morning-health-mistakes/#yFlpFhHXbEq1

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/cheerful-close-up-coffee-cup-208165/