Çfarë do të thotë për ju pushime perfekte? Ndoshta të merrni fëmijët tuaj dhe të niseni në një aventurë, ndoshta të darkosh në një vend përrallor, ose ndoshta është gjithçka rreth pamjeve romantike.
Europa është destinacioni i ëndrrave, çfarëdolloj ëndrre të jetë. Në këtë artikull do të gjeni disa vila për të kaluar pushimet luksoze nga ekspertë të fushës.
1. Vera më e mirë
Burgundy, France: Maison du Doubs
E lokalizuar në Burgundy, vendi i padiskutueshëm për verën më të mirë në botë. Për 25 km me makinë do të gjëndeni në Beaune, shtëpia e prestigjiozit Damaine Leroy dhe vendi i vreshtave. Përbëhet nga vila totale luksoze, në një vend të bukur dhë të qetë.
2. Martesat: vendi më perfekt për ditën tuaj
Vendee & Charente, France: Chateau de la Croix
Dita më e bukur e gjithë jetës tuaj duhet të jetë planifikuar më së miri, si një ditë magjike që ju keni imagjinuar. E ku më mirë se kjo kështjellë që permban 5 yje mund të kishit imagjinuar.
3. Gjithçka rreth ushqimit
Tuscany, Italy: Casa Poggia
Kuzhina tradicionale e Toskanës është e njohur në të gjithë botën. Në çdo vilë nga dritaret e tyre ju mund të shikoni vreshtat e ullinjve dhë të verës. Vilat janë të vendosuara në zonë rurale, dhe ushqimet mund ti shijoni në disa taverna që janë afër tyre.
4. Të jetosh në luks
Corfu, Greece: Villa Tatiana
Për pushime luksoze ju mund të qëndroni në vilën Tatiana e cila gjëndet në ishullin e Korfuzit. E vendosur në mes të ullinjve dhe me pamje nga oqeani me ngjyrë të kaltër. Vila moderne përbëhet nga një pishinë e bukur ku mund të shijohet panorama mbreslënëse në vaktet e ushqimeve.
5. Romancë
Dordogne, France: Rapunzels Folie
Pushimet romantike si në parajsë kalohen në këtë vend. Në katin e fundit ndodhet një dhomë gjumi dhe një suitë totalisht luksoze. Në këtë vend përrallash mund të kalosh momente fantastike.
6. Të zgjohesh me pamje nga deti
Costa blanca, Spain: Villa Malo
Me një pamje të mrekullueshme nga deti do të zgjoheni ç’do mëngjes në vilen Malo. Mëngjeset në pishinë do të jenë fantastike sepse pamja e saj është nga oqeani.
7. Kthimi prapa në kohë
Ireland: Smiths Castle
Kështjella Smiths është një nga vendet historike. Kështjella është rindërtuar përsëri për pushimet tuaja sa më të rehatshme. E gjithë ambjenti në të do ju kthejnë prapa në kohë.
8. Të kalosh këndshëm me fëmijët
Algarve, Portugal: Villa Talulla
Resorti San Antonio mundëson të kaloni një kohë të mrekullueshme në familje. Kjo vilë përbëhet nga lojra të ndryshme për fëmijët, mundëson lojra për fëmijët më të mëdhenj nëpër dhomat e tyre si dhe sporte të ndryshme ujore. Të kalosh pushimet në këtë vilë do ju fali vetëm qetësi dhe relaks me një pishinë të madhe private. Gjithashtu ka edhe dhoma perfekte për tenis, playstation.
9. Shijim total i natyrës
Umbria, Italy: Villa Fancis
Vendi ideal për personat që adhurojnë natyrën. E përbërë nga një pishinë me pamje fantastike për qetësi totale.
Burimi i fotos kryesore: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/hotel-leisure-palm-trees-pool-261169/