Home Lifestyle Dhëmbët – Po ju paraqesim mënyrat për bardhësi të menjëhershme
Dhëmbët – Po ju paraqesim mënyrat për bardhësi të menjëhershme
0

Dhëmbët – Po ju paraqesim mënyrat për bardhësi të menjëhershme

0
0

Si funksionon?
Mendoni se e qeshura juaj nuk është aspak tërheqëse por gjithashtu ju nuk dëshironi që të shpenzoni shumë para për trajtim. Diçka natyrale, e cila mund të bëhet në kushtet e shtëpisë është me mjetet më të zakonshme që të mund të zbardhin dhëmbët tuaja.

Mjetet rrethanore
Higjena juaj orale është metoda më e mirë për një buzëqeshje sa më të bukur. Pasta dhe furça e dhëmbëve është një mënyrë e mirë për pastrim por jo për pastrim total. Prandaj ne ju sugjerojmë mjetet rrethanore si psh. Me anë të një fije peri ju mund të zhdukni gjithashtu edhe bakteret.

Pastrimi me vaj

Kjo metodë është e përdorur në mjeksinë Ayurvedic. Vendosim për 20 minuta vaj përgjatë dhëmbëve dhe në këtë mënyrë vaji pastron të gjitha bakteret.

Sodë Buke
Një menyrë tjetër është edhe pastrimi me sodë buke. Ajo njihet për një sërë efektesh positive por mund të pastrojë gjithashtu edhe dhëmbet tuaja në mënyrë të menjëhershme.

Molla, ananasi dhe luleshtydhja
Acidi që përmban molla është në gjëndje të pastrojë dhëmbet tuaja. Pastat e dhëmbëve të përbëra me ananas ju ndihmojnë shumë në pastrimin e dhëmbëve. Një studim i kryer nga dentistë të shumtë, ka të bëj më një përbërës: miksimin e këtyre tre frutave duke i shtuar edhe sodë çon në pastrim të dhëmbëve të menjëhershme dhe bardhësi perfekte.

Peroksid Hidrogjeni
Është një zbulim i përkryer për një bardhësi të menjëhershme. Një shishe e peroksidit është shumë pak e kushtueshme por efekti që ai jep është perfekt.

Uthull molle

Mund të praktikohet duke bërë gargare me uthullën e mollës para larjes së dhëmbëve dhe heqja e baktereve ndodh menjëherë. Si të gjithë rastet e mësipërme që bazoheshin në një studim të kryer, për këtë mënyrë nuk egziston asnjë studim i vërtetuar deri në ditët e sotme por nuk do ju kushtojë absolutisht asgjë në rast se e provoni.

Shikoni atë çfarë konsumoni

Shumë e rëndësishme gjithashtu është edhe mënyra e të ushqyerit si edhe ushqimet që konsumoni. Disa prej produkteve që ju konsumoni pengojnë bardhësinë në dhëmbët tuaja si psh, pirja e duhanit. Prandaj nësë dëshironi bardhësi perfekte në dhëmbët tuaj duhet të vëzhgoni mirë atë çka konsumoni.

Burimi: http://www.webmd.com/oral-health/ss/slideshow-natural-teeth-whitening

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/human-lips-65665/