Home ShowBiz Kush janë 5 ikonat që i mungojnë muzikës shqiptare?
Kush janë 5 ikonat që i mungojnë muzikës shqiptare?
0

Kush janë 5 ikonat që i mungojnë muzikës shqiptare?

0
0

Muzika shqiptare ka disa emra të cilët janë larguar vetëm fizikisht, sepse ajo ç`ka kanë lënë pas është një thesar i vyer. Ka edhe sot artistë shumë të mirë, superkëngëtar, megjithatë mall dhe nostalgji do të ndjejmë gjithmonë për ata që kanë shkuar vetëm fizikisht.
Nuk i vlerësojmë sepse kanë ikur, por sepse ndjejmë mall.

Ka shumë emra që i mungojnë sot muzikës shqiptare, por ja 5 ikona, që kanë lënë gjurmë, të cilat s`mund t`i fshijë mungesa fizike.

Vaçe Zela

Vace Zela
Vaçe Zela këndoi për herë të parë këngën “Fëmija i parë”, ku fitoi edhe çmimin e parë, në vitin 1962. Më pas ajo u bë fituese e 12 festivaleve dhe e dhjetra hiteve, që janë një pasuri e madhe për artin. Vaçe ka fituar titullin “Artiste e merituar” dhe është e vetmja artiste grua që ka marrë titullin“Nderi i Kombit“, kur ishte ende në jetë. Viti 2009 u shpall gjithashtu “Viti Vaçe Zela“ dhe sot edhe një rrugë mban emrin e saj. Ajo u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Burimi i fotos: http://scontent.cdninstagram.com/t51.2885-15/s480x480/e35/13734475_163189967424055_1345942823_n.jpg?ig_cache_key=MTMwNTEyNjI2NTU0ODA2OTQzMg%3D%3D.2

Florian Kondi

2017-02-17 14_14_11-Landi Hysi (@landifornia) • Instagram photos and videos
Florian Kondi i njohur nga të gjithë si Dr. Flori ishte pjesë e grupit “Ëest Side Family”, një ndër grupeve më të suksesshme të vendit tonë. Ai nuk ishte vetëm këngëtar, por edhe reper, kompozitor dhe tekstshkrues. Nga viti 1996 dhe deri në 2008 ka realizuar shumë hite me grupin e tij dhe më pas, ka kënduar pa ata. Dr. Flori është larguar vetëm fizikisht, pasi ka lënë pas një repertor të gjerë dhe një adhurim të madh të publikut. Ai u nda herët nga jeta, në moshën 35 vjeçare.

Agron Berisha

fadil berisa
Ka kënduar që në moshën 16 vjeçare dhe është këngëtari i një numri të madh hitesh e mbi të gjitha hitit “Vetëm 5 minuta”. Ai këndoi në rock për shumë vite, derisa u largua nga kjo jetë në moshën 47 vjeçare. Megjithatë ka lënë xhevahire në muzikën shqiptare.

Burimi i fotos: http://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2014/10/Agron-Berisha1.png

Laver Bariu

Laver Bariu
Laver Bariu është ai që identifikon më së miri Përmetin. Ai është gjithashtu klarinetisti më i njohur shqiptar. Njihet gjithashtu edhe si themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit. Ai është shpallur si “Qytetar Nderi” i Përmetit dhe i është akorduar edhe dekorata “Mjeshtër i madh i punës”. Ai u largua nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Burimi i fotos: http://www.tiranaobserver.al/wp-content/uploads/2014/01/Laver-Bariu1.jpg

Gentian Demaliaj

Gent Demaliaj

Gentian Demaliaj është një ndër këngëtarët e parë të rrock- ut në Shqipëri. Mund të quhet padyshim një revolucionar në këtë aspekt. Ai ishtë vokalisti i grupit “Djemtë e Detit” dhe ai që i këndoi të gjithëve këngën “Mos qaj”, një këngë rrënqethëse, që i ka rezistuar viteve. Gentiani u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare.

Burimi i fotos: Tv Klan

Burimi i fotos në krye: By Hens Zimmerman from Zeist, The Netherlands – AKG, CC BY 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=7543482