Home Lifestyle Si të dukeni të bukura në takimin tuaj të parë
Si të dukeni të bukura në takimin tuaj të parë
0

Si të dukeni të bukura në takimin tuaj të parë

0
0

Është takimi juaj i parë dhe dëshironi që bukuria juaj të jetë gjëja e parë që duhet të bie më shumë në sy. Pasi keni zgjedhur fustanin që do të vishni dhe aksesorët përkatës, hapi i fundit është tualeti. Jeni në dilemë sesi të keni një tualet perfekt dhe të ju nxjerri në pah tiparet tuaja më të bukura, atëherë ne, në këtë artikull do ju sugjerojmë disa mënyra sesi ju të dukeni magjepsëse dhe personi që keni lënë takimin të bie menjëherë nën këmbët tuaja.

• Duke filluar me buzët, ju sugjerojmë të zgjidhni një laps sa më të ndezur gjithmonë duke u përshtatur me ngjyrën e fustanit tuaj dhe jepini formën e duhur buzëve në mënyrë që ato të ngjajnë perfekte. Nëse nuk dëshironi ngjyra të ndezura atëherë ka edhe një sugjerim për këtë pjesë, theksojini sa më shumë konturet e buzëve në mënyrë që forma të dali perfekte.

• Përsa i përket make up-it ne do ju sugjerojmë që gjithmonë jo vetëm në takimin tuaj të parë të përdorni ngjyrën sa më naturale dhe që i pershtatet më shumë lëkurës tuaj. Asnjëherë mos përdorni ngjyra më të errëta ose edhe më të çelta në krahasim me lekurën tuaj sepse kjo nuk do ju bej të dukeni aspak bukur.

• Përdorni gjithashtu për mollëzat një ruzh i cili të jetë natyral dhe jepini sa më shumë formë mollëzave tuaja në mënyrë që ato të dalin sa më shumë në pah. Së fundmi gjithashtu është duke u përdorur edhe lapsi për vetullat që i jep më shumë pamje dhe formë të bukur por edhe mbulon ç‘do defekt që mund të keni me vetullën prandaj ju sugjerojmë të përdorni edhe atë.

• Gjithashtu për sytë do ju sugjeronim që të ishin sa më natyrale, nuk duhet kurrsesi që tualeti juaj të jetë i rënduar sepse kjo nuk tregon që mund të dukeni më të bukura. Prandaj për syrin mund të aplikoni vetëm një rimel edhe një penel sipër në qepallën e syrit.

• Këshilla e fundit por shumë e rëndësishme është që gjithmonë përpara së të bëni tualetin duhet të aplikoni në fytyrën tuaj dhe veçanërisht me pjesën e syve një krem që është posaçërisht përpara tualetit.

Mos harroni meshkrujt pëlqejnë gjithmonë që femra që kanë në krah të duket sa më natyrale dhe kjo është arma më e mirë që ju të dukeni gjithmonë perfekte dhe bukur në syrin e tij.

Burim: http://timesofindia.indiatimes.com/life-style/beauty/Look-the-best-on-your-first-date/articleshow/52356263.cms

Burimi i fotos: © Josh Willink https://www.pexels.com/photo/sunset-beach-couple-love-58572/