Home Travel 5 mënyra për të pasur pushime familjare të lumtura!
5 mënyra për të pasur pushime familjare të lumtura!
0

5 mënyra për të pasur pushime familjare të lumtura!

0
0

Pushimet jo gjithmonë janë të bukura. Moti i keq, apo humori i keq, mund t’i bëjë ato të mërzitshme.

Bëni sakrifica!
Nëse familjarët tuaj dëshirojnë një veprimtari të caktuar përgjatë pushimeve, bëni një sakrificë dhe pranoni. Per shembull nëse ju dëshironi të qëndroni në çadër, e dikush nga familja dëshiron të kalërojë, bëni një sakrificë dhe ngrihuni.

Hani brenda, duke gatuar vetë!
Të hash në restorante gjatë pushimeve mund të jetë stresuese. Ju mund të keni fëmijë të vegjël që s’mund të qëndrojnë dot gjatë në restorant, ndaj merrni më mirë me qera ambiente në të cilat mund të gatuani. Të gjithë familjarët në shtëpi të tillë mund të hanë ç’të duan dhe ndërkohë kurseni edhe para.

Njihuni me limitet tuaja!
Jini realist. Duhet ta keni parasysh këtë edhe kur niseni me pushime.

Arratisuni nga njëri tjetri!
Njerëzit në pushime qëndrojnë 24 orë me njëri tjetrin dhe kjo nuk ndodh në ditët e tyre të zakonshme. Planifikoni që në pushime të shkëputeni çdo tre katër orë nga njëri tjetri, për pushime të shkurtra. Gjeni kohë për të lexuar, ose shëtitur vetëm.

Planifikoni veprimtari për pasditen!
Çështja është se ç’do të bëni gjatë kohës që lini plazhin dhe s’ka ardhur ende koha për të ngrënë darkë. Fëmijët kërkojnë të luajnë me telefona, ju i thoni jo dhe ata mërziten. Luani ndoshta me letra.

Burimi: http://www.travelandleisure.com/articles/family-holiday-vacation-tips?utm_source=zergnet.com&utm_medium=referral&utm_campaign=zergnet_851234

Burimi i fotos kryesore: © Unsplash  https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-and-child-standing-beside-body-of-water-during-daytime-117460/