Home Lifestyle Si të balancojmë në jetë familjen dhe punën
Si të balancojmë në jetë familjen dhe punën
0

Si të balancojmë në jetë familjen dhe punën

0
0

Ashtu sikurse familja është e rëndësishme por edhe puna është shumë e rëndësishme sepse me anë të saj njeriu arrin të përmbushë të gjitha nevojat vetjake dhe familjare. Por sa të vështirë e keni që të përballoni edhe jetën familjare edhe punën me orë të gjata?
Sidomos nëse bëhet fjalë për ata persona të cilët në punë kanë role primare dhe që punojnë me orare të zgjatura ata e kanë mëse të vështirë për të përballuar edhe familjen por edhe punën.
Një sugjerim që ne ju japim është që të mirëmenaxhoni kohën tuaj sepse duke arritur të menaxhoni kohën tuaj atëherë gjithmonë do përshateni mjaft mirë edhe me punën por edhe familja juaj nuk do ndjejë mungesën tuaj.
Gjeni mënyra të thjeshta dhe më të shpejtat për të bërë gjërat në mënyrë që gjithçka keni ta mbyllni gjatë orarit të punes që të mos detyroheni të punoni me orare të zgjatura.
Edhe pse mund të jeni në punë ju duhet të gjeni pak hapsirë për të telefonuar fëmijët tuaj sepse ata në këtë mënyrë do ndjejnë më pak mungesën tuaj dhe do arrijnë të kuptojnë që nëse ju punoni e bëni për të mirën e tyre.
Gjithçka në jetë është shumë e rëndësishme por nëse ne do të dimë të shpenzojmë kohën tonë në mënyrë efikase atëherë do të gjejmë momente për të gjithë.

Burimi: © maura24 https://www.pexels.com/photo/portrait-of-young-woman-against-white-background-325924/