Home Lifestyle Mësoni sesi ndryshojnë jetët tona kur bëhemi prindër
Mësoni sesi ndryshojnë jetët tona kur bëhemi prindër
0

Mësoni sesi ndryshojnë jetët tona kur bëhemi prindër

0
0

Ardhja në jetë e një bebi është emocioni më unik që mund të ndjejnë dy persona, por edhe pse është një ndjesi e papërshkruar duhet të pranojmë që jetët tona ndryshojnë tërësisht. Po ju tregojmë më poshtë disa mënyra të këtyre ndryshimeve, për të gjithë ju që akoma nuk jeni bërë prindër dhe për të gjithë ju prindër që ndoshta nuk i keni vënë re akoma.
1) Shtohet respekti për nënën tuaj
Do ju duket disi e pakuptimtë ky aspekt por është mëse e vërtet që kur bëheni vetë prindër ndryshoni edhe mënyrën e respektit dhe dashurisë për prindërit tuaj. Dashuria për fëmijën tuaj është gjigande dhe kjo është një arsye për të dashuruar akoma më shumë nënën tuaj dhe për të kuptuar realisht dashurinë që nëna ndjen për fëmijën e vet.

2) Shikoni gjërat më me detaje
Nga dita në ditë i shikoni gjërat më me qetësi. Përpara se të bëheshit me fëmijë çdo gjë që mund t’ju pëlqente do të shkonit e do ta blinit ndërsa tani ju mendoheni shumë mirë për t’i shpenzuar paratë në mënyrën e duhur dhe për gjërat e nevojshme.

3) Bebi ndryshon ditën tuaj
Jo vetëm jeta juaj ndryshon por ndryshon e gjithë rutina e ditës, nuk ka kohë që mund të kaloni vetëm, gjumi bëhet me orare të reduktuara. Por gjithsesi gjëja më e rëndësishme është që përveçse çdo gjëje tjetër të lodhshme nuk ka gjë më të bukur sesa kur shikon fytyrën e bukur të vogëlushit/es së vogël.
Dhe në atë moment ne mendojmë që ndihemi të realizuar dhe që na ka ndodhur gjëja më e bukur në botë.

4) Kohë personale
Ju nuk do të shkoni më në asnjë vend vetëm dhe nuk do të bëni më dushe qetësuese me orë të gjata.

5) Alarmi i zgjimit
Pasi të bëheni me fëmijë nuk do të keni më nevojë për një alarm zgjimi.

6) Perspektiva të reja
Pasi të bëheni me fëmijë do t’i shikoni gjërat me një sy tjetër. Sepse personi më i rëndësishëm në jetë do jetë fëmija juaj dhe do t’i shikoni dhe do të synoni t’i bëni gjërat vetëm në të mirë të tyre.

Burimi: http://www.parents.com/pregnancy/considering-baby/is-it-time/life-changes-after-baby/?slideId=33736

Burimi i fotos: © Lela Johnson https://www.pexels.com/photo/blanket-boots-child-colorful-295208/