Home Travel 4 vendet që nuk duhet t’i vizitoni vetëm
4 vendet që nuk duhet t’i vizitoni vetëm
0

4 vendet që nuk duhet t’i vizitoni vetëm

0
0

Këto destinacione cilësohen si vende të pazakonta prandaj nëse vendosni të udhëtoni tek këto destinacione sigurohuni që të mos jeni vetëm. Për shumicën e personave bota është e mbushur me mrekullira dhe vende e gjëra mjaft të habitshme.
Në çdo aventurë të re që ju përjetoni, mësoni diçka të re, prandaj në të gjitha vendet që shkoni sigurohuni që të merrni të gjithë informacionet e duhura dhe të mësoni sa më shumë.
Por jo gjithmonë disa destinacione përfshihen nga bukuri të rralla, disa e kanë diçka të bukur por ka një bukuri ose dukuri të pazakontë. Prandaj në këtë artikull përveçse po ju sugjerojmë disa vende të pazakonshme, gjithashtu po ju informojmë të mos shkoni asnjëherë vetëm tek këto destinacione.
Mësoni dhe shuani kureshtjen tuaj mbi këto destinacione:

1) Bogota, Colombia

I njohur si një qytet historik, e vendosur në zemër të vendit Kolumbia gjithashtu njihet për kultivimin e kafes dhe për shumëllojshmërinë e luleve. Miliona turistë e vizitojnë këtë vend për studimet kulturore, për punën vullnetare që atje bëhen si edhe për turizmin.
Çdokush mund të vendosi të vizitojë këtë vend klasik, por absolutisht askush nuk e di që ky është vendi më i rrezikshëm në perëndim. Në këtë vend gjenden: organizata terroriste si dhe rrugë të mbushura me gangstera të armatosura. Prandaj ju këshillojmë që ta mendoni dy herë para se të vendosni të vizitoni këtë vend vetëm.

2) Mexico City, Mexico

Çdo vit, mbi 150, 000 kalojnë ilegalisht për shumë arsye nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meksika është një destinacion mjaft popullor dhe shumë i vizitueshëm nga turistë të shumtë.
Por në këtë qytet kaq të vizitueshëm ka edhe rregulla të pazakonta për tu ndjekur si përshembull që femrat në darkë që lëvizin vetëm nuk këshillohen për të përdorur transportin publik dhe mundësia e personave me banda në rrugë është shumë e lartë.

3) Lima, Peru

E konsideruar si një nga qytetet më historike të Amerikës së jugut, duke qënë se ky vend vizititohet shumë nga turistët edhe numri i kriminelëve grabitësve është shumë i lartë.
Prandaj ju sugjerojmë që të mendoheni mirë para se të vendosni për ta vizituar këtë vend.

4) New Delhi, India

Ky vend i tërheq turistët për vendet e veçanta budiste që e karakterizojnë. Por New Delhi nuk njihet vetëm për kënaqësinë e të vizituarit, por gjithashtu njihet edhe për gjëra dhe njerëz të pazakonshëm.
Prandaj përpos bukurive të veçanta që ka këshillohet që ky vend të vizitohet vetëm duke qënë në grup.

 

Burimi i lajmit: http://travelinsurance.about.com/od/Travel-Safety-and-Alerts/fl/Dont-Travel-Alone-In-These-Five-International-Cities.htm?utm_source=zergnet&utm_medium=tcg&utm_campaign=zergnet-test-518632

Burimi i fotos kryesore: © ginu plathottam  https://www.pexels.com/photo/two-man-in-white-shorts-fighting-using-sword-during-daytime-165939/