Home Lifestyle Zbuloni se kush janë ushqimet që ndikojnë në gjëndjen e humorit
Zbuloni se kush janë ushqimet që ndikojnë në gjëndjen e humorit
0

Zbuloni se kush janë ushqimet që ndikojnë në gjëndjen e humorit

0
0

Kaloni më shumë kohë në një gjëndje të lodhur? Të hash shëndetshëm në ditët e sotme është shumë e rëndësishme jo vetëm për faktin e të të mbajturit trupin në formë por edhe në gjëndjen e mirë të humorit.
Nuk ju kishte shkuar në mëndje që disa ushqime mund të ndikonin në humorin e gjithsecilit prej nesh, nëse jo atëherë mund të zbuloni në këtë artikull se kush janë këto ushqime që na bëjnë të ndjehemi mirë, të relaksuar dhe me një gjëndje humori të mirë.

1) Çokollata
Vetëm kur mendojmë për çokollatën fytyra jonë menjëherë buzëqesh, por me siguri ju mendoni që duke konsumuar shumë çokollatë mund të ndikojë në humorin tuaj të mirë por gjithashtu mund të çojë edhe në rritje të peshës?
E keni menduar shumë gabim sepse pikërisht ne këtë do ju tregojmë, çokollata përmban shumë antioksidantë duke përfshirë magnez, e cila bën që ju të ndjeheni të çlodhur duke konsumuar çokollatë, gjithashtu stabilizon tensionin e lartë dhe qarkullimin e gjakut.
Është mirë që të konsumoni 2-3 herë në javë çokollatë të zezë sepse mban në kontroll gjithashtu edhe streset që mund të keni gjatë ditës.

2) Kafja
Disa thonë që të konsumosh kafe është e dëmshme por nëse nuk e dini që duke konsumuar kafe gjatë ditës ajo bën që të ndiheni më të çlodhur dhe ju mban më aktiv gjatë gjithë ditës.
Kafja mund të ju çlirojë të gjithë ndjesitë negative qe mund të keni prandaj është mirë që të konsumoni të paktën një kafe në ditë.

3) Salmon
Të konsumosh salmon nuk mund të thuhet që ndodh vetëm në restorantet luksoze, ky peshk është i pasur jashtzakonisht me omega 3 i cili është i njohur për të shmangur depresionin dhe streset.
Omega 3 gjithashtu është e gjendur edhe në arrat dhe e cila bën që të rris përqëndrimin dhe të forcojë kujtesën. Pra ju sugjerojmë që të konsumoni sa më shumë salmon edhe arra nëse dëshironi që të ndjeheni sa më pak të sresuar dhe të jeni më të përqëndruar në gjërat që ju bëni gjatë ditës.

4) Veza
E zier, omëletë, e skuqur nuk ka shumë rëndësi, më e rëndësishmja është që të konsumoni sa më shumë vezë. Vezët janë një burim fantastikë i proteinave të cilat ndihmojnë në forcimin e kockave tuaj.
Veza është e përbërë nga vitamina D e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, gjithashtu ju ndihmon nga kollitjet, tështima dhe ftohja. Gjithashtu nëse konsumoni ushqime të cilat përmbajnë vitaminën D mund të arrini që të bini edhe nga pesha.

5) Manaferrat
Një element tjetër kryesorë për të kosumuar ndoshta pak më shumë fëmijët janë manaferrat, të cilat reduktojne inflamacionin në trup dhe ulin depresionin.
Duke konsumuar të gjitha familjen e frutave të pyllit duke filluar nga manaferra, luleshtrydhja, boronica etj jo vetëm që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës tuaj por luftojnë edhe plakjen e saj.

6) Bananja
Bananet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të kaliumit e cila ul mundësinë e atakut të zemrës dhe artritit. Pra bananet kanë një burim të madhë të përbërë nga vitamina B e cila lidhet me zvogëlimin e depresionit.
Hani sa më shumë banane për të mbajtur trupin tuaj të relaksuar ose konsumoni çdo mëngjes për të filluar ditën tuaj me sa më shumë optimizëm.

Burimi: https://brightside.me/inspiration-health/9-foods-you-need-to-improve-your-mood-249110/

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/cafe-cookies-morning-table-29980/