Home Lifestyle Të mësojmë më shumë rreth Ditës së Verës
Të mësojmë më shumë rreth Ditës së Verës
0

Të mësojmë më shumë rreth Ditës së Verës

0
0

Sot është një ditë festive për të gjithë Shqiptarët, por vendi i cili e feston tradicionalisht këtë festë dhe ndër vite është Elbasani, pra bëhet fjalë për “Ditën e Verës”.
Ndër vite në Shqipëri është festuar kjo festë, me gatime dhe tradita nga më të ndryshmet. Disa përshembull ndezin zjarr në datën 13 Mars në dark si shenjë e ardhjes së festës, në pragun e derës vendosin bimë jeshille dhe për të gatuar bëjnë byrekë me të gjitha jeshillëqet e stinës.
Ndërsa përpos këtyre Elbasani mbahet si një nga qytetet që e feston më shumë dhe ushqimi më i famshëm në këtë qytet përveçse festimeve është ëmbëlsira e ballokumes.
Të gjithë amvisat në Elbasan por jo vetëm gatuajnë atë ditë ballokumet, disa edhe i shesin.
Pra njihet si Dita e Verës ku veçmas festimeve të shumta që bëhen në çdo qytet, ballokumet e famshme të Elbasanit atë ditë të gjithë nënat u vendosin fëmijëve të tyre edhe veroret nëpër duar, kjo si shenjë e ardhjes së verës!

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/photos/pcb.10155127716161926/10155127716081926/?type=3&theater