Home Travel Rio de Janeiro siç nuk e keni parë asnjëherë – Fotot ekskluzive nga stafi i ArkivaNews
Rio de Janeiro siç nuk e keni parë asnjëherë – Fotot ekskluzive nga stafi i ArkivaNews
0

Rio de Janeiro siç nuk e keni parë asnjëherë – Fotot ekskluzive nga stafi i ArkivaNews

0
0

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është cilësuar si statuja më e madhe e artit dekorativ në botë dhe e 5-ta më e madhe e Jezusit në botë. Ajo ndodhet në Rio de Janeiro e pozicionuar në pjesën jug-perëndimore të qytetit, në majën e 700 metrave të malit Corcovado, në Parkun Kombëtar Tijuca.

Është ndërtuar mes viteve 1926 dhe 1931 dhe thuhet se ideja për krijimin e saj u hodh nga një prift vendas, por Princesha braziliane Isabel nuk dha fonde.

Statuja u krijua nga skulptori polako-francez Paul Landowski, prej betoni dhe guri të butë. Një arkitekt brazialian kishte thënë në kohën që ndërtohej se ishte një dështim artistik i paevitueshëm, por sërish punimet nuk u ndalën. Ajo ka kushtuar 250 mijë dollarë, pra rreth 4 milionë dollarë me paratë e sotme.

Statuja është 30,1 metra e gjatë, pa përfshirë 6 metrat e piedestalit, 19 metra e gjerë krahët e tij janë 28 metra. Pesha e saj është 635 ton. Nga maja qyteti shikohet në 360 gradë.

Ajo vizitohet mesatarisht gjatë vitit nga rreth 2 mijë vizitorë çdo ditë. Që nga viti 2007 është renditur në 7 mrekullitë e reja të botës.

Shijoni videot dhe fotot e mëposhtme ekskluzive:

file (1)

file

 

rio

file-3

file-4

Fotot dhe Videot nga: © Anxhela Faber