1. Home
  2. ShowBiz
  3. Fiori Dardha ‘demaskon’ Instagramin – Kjo është e vërteta e hidhur
Fiori Dardha ‘demaskon’ Instagramin – Kjo është e vërteta e hidhur
0

Fiori Dardha ‘demaskon’ Instagramin – Kjo është e vërteta e hidhur

0
0

Rrjetet sociale gënjejnë! Kjo është një temë që nxit gjithmonë diskutime. Ngjyrat, buzëqeshjet, pëlqimet, apo edhe komentet nuk janë gjithmonë ashtu. Shtirja është diçka prezente në rrjetet sociale dhe Fiori Dardha ka bërë një përmbledhje të kësaj.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë moderatoren e njohur të shkruajë rreth kësaj tematike, pasi vetë ajo është aktive në Instagram. Siç duket dikush e ka mërzitur atë, ose ndoshta thjesht e ka prekur kjo temë në përgjithësi.

Jeta nuk eshte asnjehere kaq e bukur, me kaq drite, me kaq shume ngjyra e plot shkelqim si ne e shohim ne instagram. Çka publikojme ketu jane thjesht copeza te asaj qe do te donim te jetonim cdo moment. Na ndodh qe edhe kur kemi momente vertet te bukura e duam t'i ndajme me te tjeret, "shperblehemi" me smire, me komente dashakeqe e sulme qe nuk i meritojme. …sepse sic thote nje shprehje "Kur te ndodh dicka e bukur, ATA edhe mund te gezohen per ty, por kur te ndodh dicka jo e mire, ATA VERTET gezohen." Instagrami eshte vendi ku hipokrizia triumfon! Na ndodh qe publikojme foto ku jemi te perqafuar me njerez qe ne fakt nuk i durojme dot. Na ndodh qe komentojme e bejme "like" fotot e atyre qe i telendisim neper tavolina. Na ndodh qe urojme e komplimentojme publikisht, njerez qe ne jeten reale jemi gati "t'i hame te gjalle". E gjitha kjo ndodh per hir te DUKJES. …sepse instagrami ka "rregullat" e tij. Na ndodh qe kur nuk i bejme "follow" dikujt (se nuk na le "krenaria" ose mllefi), hapim profil fallco per ta pare se cfare publikon, sepse nuk na le "mola". 😉 Secili prej nesh, pavaresisht se ne instagram sjell ngjyra e momente gezimi, ka edhe problemet, shqetesimet e dramat e tij. Ndaj, pavaresisht eglendisjes ketu, gjeja me e rendesishme e per te cilen ia vlen vertet te investosh kohe e ndjenje eshte FAMILJA (dhe shume, shume pak miq te afert)! Shendeti yt dhe i te dashurve te tu, vlen me shume se cdo gur i cmuar, brand e udhetim endrrash qe publikohet ketu. Shendeti eshte "filtri" qe sfidon cdo filter instagrami! Ju uroj SHENDET e nje jave te mbare! ❤

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Link: https://www.instagram.com/p/BSZi6YdBOuV/?taken-by=fioridardha

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BSWz6aCha5m/?taken-by=fioridardha