Home Lifestyle Tradita e Pashkëve nëpër botë
Tradita e Pashkëve nëpër botë
0

Tradita e Pashkëve nëpër botë

0
0

Kur bëhet fjala për traditat, ka shumë dashuri për Pashkët, me fundjavën e bukur dhe të gjatë të zbukuruar me të gjitha gjërat që Pashka na ofron. Shumë pak ditë na ndajnë nga kremtimi i Pashkëve në të gjithë botën kur në këtë ditë të shënuar festojnë si besimtarët katolikë ashtu edhe orthodoksë.
Në këtë artikull do paraqesim disa prej traditave nëpër botë të kremtimit të Pashkëve.

1) Lepuri i Pashkëve
Me origjinë në mesin e Lutherans të Gjermanisë. Fillimisht “Lepuri i Pashkës” ka luajtur rolin e gjyqtarit për të vlerësuar nëse fëmijët ishin të mirë apo të pabindur me sjelljen e tyre.

2) Omleta më e madhe në botë
Në një darkë të zakonshme e përbërë prej 3 personash është shumë e vështirë për të gatuar një omletë të madhe por kjo nuk është aspak e vështirë që në ç’do kremtim të Pashëve në Bessières ndërtohet një omletë super gjigande për 1,000 persona në sheshin e qytetit.
Kjo traditë thuhet se ka origjinën në fillim të shekullit të 19, kur Napoleoni u ndal një natë me ushtrinë e tij në këtë vend dhe dha urdhër që të mblidheshin të gjithë vezët dhe të përgatitej një omletë gjigande.

3) Vallëzimi në formë “veze”
Ky llojë vallëzimi e ka origjinën në Gjermani dhe ende gëzohet edhe sot në Britanin e Madhe, SHBA dhe Europë. Rregullat ndryshojnë por nuk ndryshon asnjëherë forma e marrë si një vezë duke u përpjekur që ky murë të mos shkëputet.

4) Rrokja e vezëve
Kjo në fakt është një nga traditat mbarëbotërore edhe Shqipëtarët e kanë traditën e rrokjes së vezëve që do të thotë që dy personi zgjedhin vezët dhe në fillim e saj bëhet me rrallë edhe rrokja e tyre dhe thuhet që atij personi që nuk i thyhet veza do të ketë fat atë vit.

5) Shtrigat e Pashkëve
Keni dëgjuar për to? Sipas folklorit, të enjten një ditë para të premtes së mirë, është dita që të gjithë shtrigat vishen dhe flutuojnë me bishtin e fshesës së tyre. Fëmijët që jetojnë në Finlandë dhe Suedi e kanë traditë të vishen këtë ditë me kostumin e shtrigave.

Burimi i lajmit: http://www.telegraph.co.uk/food-and-drink/finest-easter/easter-traditions-around-world/?

Burimi i fotos kryesore: © Annie Spratt   https://stocksnap.io/photo/RKVZU56K73