Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj është një ndër personazhet më aktivë të rrjeteve sociale. Ajo ndan momente të shumta të përditshmërisë në rrjete sociale duke bërë shpeshherë edhe humor. Kjo e sotmja është një e premte speciale. Dy më të dashurit e saj, bashkëshorti Alex dhe vajza e tyre Viktoria festojnë ditëlindjet. E vogla e shtëpisë bën plot 4 muaj që ka lindur.
Rudina ka bërë një status serioz si rrallëherë dhe në fund nuk i ka shpëtuar dozave të humorit.
“… e premtja më e veçantë e jetës time! 2 lumturitë e mia, festojnë. Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Sot bëjmë dhe 4 muaj që lindi e vogla jonë! (2 gëzime në një ditë, thotë populli). Jam e bekuar me ju të dy… unë dukem si montazh, aq shumë sa ngjani.”, ka shkruar Rudina.
Me siguri më vonë do të postojë foto nga festat:
Link: https://www.instagram.com/p/BTa5g9eARobneOq_hrvM83Lgn9kuN_J2b-6NL40/?taken-by=rudinadembacaj
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BS6QmPBg-P897sHJXB49SgLRnhT8v8v6TH13Xk0/?taken-by=rudinadembacaj