Home Lifestyle Krijohen reçipetat që zbulojnë kancerin e gjirit
Krijohen reçipetat që zbulojnë kancerin e gjirit
0

Krijohen reçipetat që zbulojnë kancerin e gjirit

0
0

Një djalë 18-vjeçar ka shpikur reçipetat që mund të zbulojnë në fazë të hershme kancerin e gjirit, kjo pasi nëna e tij duhej t`i nënshtrohej operacionit për një ndërhyrje të dyfishtë.
Julian Rios Cantu ka krijuar “një palë reçipeta vetëeksploruese”, të cilat duhet të vishen të paktën për një orë në javë. Ato përmbajnë 200 sensorë që mbulojnë zonën e gjinjve dhe monitorojnë ngjyrën, strukturën dhe temperaturën.
Reçipetat quhen Eva dhe janë në gjendje të zbulojnë qarkullimin e gjakut, që shpesh ka lidhje me ushqimin e qelizave kancerogjene.
Kompania meksikane, “Higia Technologies” ka fituar çmimin më të madh të “Global Student Entrepreneur Awards”, prej 20 mijë dollarësh.
Janë të nevojshme për t`u përdorur nga gratë, pasi shifrat janë alarmante. Mbi 50 mijë gra janë diagnostikuar me kancer gjiri në UK çdo vit.

https://www.youtube.com/watch?v=jM5-xGsW4N8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jM5-xGsW4N8

Burimi i lajmit: http://www.unilad.co.uk/science/teenager-has-invented-a-bra-that-detects-early-signs-of-breast-cancer/

Burimi i fotos: © Higia Technologies