Home ShowBiz Këngëtarja rrëfen historinë e birësimit pas ndarjes nga jeta të djalit
Këngëtarja rrëfen historinë e birësimit pas ndarjes nga jeta të djalit
0

Këngëtarja rrëfen historinë e birësimit pas ndarjes nga jeta të djalit

0
0

Këngëtarja Vera Laçi dhe bashkëshorti i saj përjetuan dhimbjen e fortë të ndarjes nga jeta të djalit të vetëm dhe ende e vuajnë.
Ata vendosën pak kohë pas tragjedisë të birësonin një vajzë 8 muajshe të cilën e quajtën Dea. Prej tre vitesh e gjysmë vogëlushja është pjesë e familjes dhe prindërit kujdesen që asaj të mos i mungojë asgjë. Dea ka hapësirat e veta, dhomën prej princeshe dhe mami Verën e babi Bilbilin për të cilët është motivi i jetës.
Vera ka treguar se do të gjejë mënyrën e duhur që kur vajza të rritet edhe pak, t`ia tregojë historinë e birësimit. “Ajo është fëmijë i zgjuar dhe pyet që sot se përse nuk ndodhet në disa foto”, ka thënë Vera në intervistën për Rudinën. Kur të vijë momenti do ta mësojë të vërtetën.

Ky është rrëfimi i Verës për Dean e saj:

Link: https://youtu.be/yEWvCYfsdTU?t=31m15s

Burimi i fotos: Tv Klan