0
0
Xhemi dhe Arbana duket se do të festonin ditëlindjen e Arbanës. Prezantuesja e festoi ditën e dielë me familjen dhe dje e kishte rezervuar për miken e ngushtë.
Si vajza e ditëlindjes ia ka lejuar vetes të vonohet pak më shumë se ç`duhet dhe Xhemi është lodhur duke pritur. Ka vendosur që ta ndajë “shqetësimin” me miqtë virtualë duke shkruar: “Duke pritur një që s`po vjen kurrë”. E kjo ishte Arbana!
Nëse vonesa e saj është diçka e zakonshme, apo u vonua si protagonistja e festës, s`mund ta themi me siguri. Shoqet e vërteta përfundojnë duke të pritur gjithmonë!
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/_l7-3dAGAZ/