Televizioni suedez vendosi aksidentalisht titra të programit për fëmijë, në debatin politik – Thjesht brilante
Zakonisht politika nuk është shumë argëtuese. Një stacion televiziv në Suedi gjeti një mënyrë për ta bërë debatin politik interesant. Aksidentalisht vendosi titra nga një program fëmijësh në një debat politik dhe rezultati që shkaktoi ishin shumë të qeshura.
Debati i papritur, argëtues nisi me Ministren e Mjedisit, duke thënë: “Përshëndetje krijesa tokësore” dhe më pas vazhduan fjalitë interesante. Më poshtë janë disa nga fjalitë më të veçanta të këtij “debati”. Sikur të gjithë debatet potilike të ishin po kaq interesante!
“Unë kam dy palë çizme, një palë të kuqe dhe një palë të verdha.”
“Cilat duhet të zgjedh për të veshur, do pyes kukullat e mia.”
Më pas vazhdonte Ministri i Edukimit
“Unë do ndërtoj kalanë më të mirë me rërë në galaksi!”
“Injoroni normat, të gjithë dinosaurët kanë forma të ndryshme.”
Vazhdonte spikeri
“Biletat, ju lutem. Mirëmëngjes, familja Pteranodon!”
“Do të udhëtoni nën ujë sot? -Po!”
Tani flet kryeministri
“Është e turpshme që këtu nuk ka asnjë lloj treni, i cili mundet të lundrojë nën ujë pa binarë.”
“Shpikja e fundit: Treni dinosaur fantastik… nëndetëse!”
Burimi i lajmit dhe fotove: http://www.boredpanda.com/tv-put-subtitles-kids-channel-political-debate-sweden/?utm_source=facebook&utm_medium=link&utm_campaign=BPFacebook
Burimi i fotos kryesore: http://www.boredpanda.com/tv-put-subtitles-kids-channel-political-debate-sweden/?utm_source=facebook&utm_medium=link&utm_campaign=BPFacebook