Ata janë kolegë edhe pse nuk punojnë në të njëjtin program humori. Juli është pjesë e “Apartamentit 2XL”, kurse Erioni pjesë e “Portokalli”. Zënka e tyre ka nisur me një koment që Erioni bëri në një postim të Julit, i cili tashmë është fshirë. Nuk ishte një debat profesional ky që të lidhej me punën dhe aktrimin, gjithçka ishte politike. Siç duket aktorët i përkasin kaheve të ndryshme dhe zhvillimet e fundit në vend i kanë vendosur përballë.
Nuk dihet nëse ata kanë qenë miq më përpara, apo kanë pasur edhe herë tjetër përplasje. Kjo situatë e fundit është diskutuar gjatë në media.
Burimi i fotos së Erionit: https://www.instagram.com/p/BUOXCGmgjfg/?taken-by=erion_isai
Burimi i fotos së Julit: https://www.instagram.com/p/BUEWZq_AcRx/?taken-by=juldeda