10 mijë euro gjobë për reklamimin e paautorizuar në YouTube
Për reklamat e paautorizuara, autoriteti i medias në Hamburg/Schleswig-Holstein ka vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh ndaj kanalit të YouTube-it “Flying Uwe”.
Një pronar dyqanesh, zotëronte dy kanale në YouTube në të cilat reklamonte përmes videove produktet e tij, por duke mos i deklaruar si reklama, në përputhje me ligjet dhe rregulloren e YouTube. Ka refuzuar t`i shënojë si reklama në disa raste të përsëritura dhe kështu ndaj tij u nis procedimi. Ekzaktësisht u vendos 10.500 euro gjobë.
Interneti nuk është një hapësirë e lirë, ndaj gjithkush që dëshiron të veprojë në mënyrë profesionale, duhet të ndjeki rregulloren e aplikueshme për reklamat”, tha Lothar Hay, kryetari i këshillit të medias, Medienanstalt.
Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Unerlaubte-Dauerwerbung-10-000-Euro-Bussgeld-fuer-Hamburger-YouTuber-3738913.html
Burimi i fotos: Screeshoot nga kanali. Marrë nga: https://1.f.ix.de/scale/geometry/695/q75/imgs/18/2/1/7/2/4/1/9/FlyingUwe-469cb852a5d2c005.png